Kërkohet rishqyrtim i Projektligjit për buxhetin e vitit 2024

Kuvendi i Kosovës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka kërkuar që Projektligji për Buxhetin për vitin 2024 të tërhiqet nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe të rialokohet.  

Bajrami gjatë seancës së Kuvendit tha se prioritet kombëtar duhet të jetë arsimi në Kosovë.

Sipas saj, duhet të ketë rritje të pagave në arsim.

Reklama e sponzorizuar

“Arsimi të bëhet prioritet kombëtar. Duhet të ketë ngritje substanciale të pagave në arsim. Në ligjin që është sot për votim ka një ngritje të koeficientit për 5 euro. Kjo nuk është ngritje…”, ka thënë Bajrami.

Deputetja e LDK-së kërkoi që të reflektohet për sa i përket rishikimit të buxhetit për vitin 2024.

“Është mirë me reflektu dhe ta marrim projektligjin për buxhetin që ta rishikojmë. Nëse arrijmë që të rregullojmë arsimin kemi mei rregullu të gjitha fushat”, ka thënë ndër të tjera Bajrami.