Kreu i bankës më të madhe të Amerikës: Qeveria duhet të shkatërrojë kriptovalutat

Kreu i bankës më të madhe në Shtetet e Bashkuara goditi kriptovalutat në një seancë dëgjimore të Kongresit amerikan, duke sugjeruar se e vetmja arsye pse ekzistojnë kriptomonedhat janë financimet e paligjshme, duke i bërë thirrje qeverisë të “shkatërrojë” industrinë prej 1.7 trilion dollarësh.

Në një seancë dëgjimore përpara një paneli bankar të Kongresit, CEO i JPMorgan Chase, Jamie Dimon, pasuria e të cilit vlerësohet 1.8 miliard dollarë, tha se është “thellësisht kundër” Bitcoin dhe kriptovalutave në përgjithësi, raporton forbes.

Reklama e sponzorizuar

Dimon deklaroi se kriptovalutat iu shërbejnë “kriminelëve, tregtarëve të drogës dhe individëve të tjerë keqdashës që përpiqen të shmangin taksat dhe ligjet e pastrimit të parave”.

Dimon është kundër kriptovalutave pavarësisht përfshirjes së konsiderueshme të JP Morgan në teknologjinë blockchain, e njëjta teknologji që fuqizon Bitcoin dhe monedha të tjera digjitale, siç është shërbimi i tyre i mbajtjes së të dhënave “JPM Coin”.

Mbështetja institucionale për kriptovalutat si një klasë investimi është rritur këtë vit, pasi firma të tilla si BlackRock dhe Fidelity depozituan kërkesat e tyre për të hapur këmbimore.

Bitcoin është rritur më shumë se 165 për qind këtë vit – niveli më i lartë që nga muaji prill i vitit 2022 – pavarësisht problemeve të fundit të këmbimoreve më të mëdha në botë, FTX dhe Binance.