Lëvizja pa viza nga 1 janari, tani në dispozicion edhe numri i telefonit për marrjen e informacioneve

Qytetarët e Kosovës nga 1 janari 2024 do të lëvizin lirshëm në zonën Shengen pa pasur nevojë të presin më para ambasadave të huaja për t’u pajisur me vizë.

Lidhur me liberalizimin e vizave faqja qeveritare Integrimi Evropian i Kosovës javët e fundit ka dhënë informata të ndryshme, të nevojshme për qytetarët.

Faqja qeveritare Integrimi Evropian i Kosovës ka bërë të ditur se tashmë është në dispozicion numri i ri i informacionit për lëvizjen e lirë në Evropë.

Reklama e sponzorizuar

“Tani është në dispozicion numri i ri i informacionit për lëvizjen e lirë #PaViza!  Telefononi në 080077001 nga ora 9:00 – 15:00 dhe merrni përgjigje për pyetjet tuaja rreth lëvizjes së lirë nga 1 janari 2024.

Pyetjet tuaja, përgjigjet tona – vetëm një telefonatë larg”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, të gjitha informatat që ju duhen mund t’i merrni në https://integrimievropian.rks-gov.net/…/pyetje-te…/

Kjo faqe qeveritare po ashtu ka njoftuar ditë më parë sa para duhet të kenë qytetarët e Kosovës kur udhëtojnë, çfarë dokumentesh nevojiten për të udhëtuar pa viza dhe sa muaj afat në pasaportë duhet të keni që të udhëtoni në zonën Shengen.