Bitcoin bie në 42,400 dollarë

Tregu i kriptomonedhave i është rikthyer humbjeve në orët e pasdites, ndërsa të dhënat teknike sugjerojnë se korrigjimi i tregut mund të mos ketë përfunduar, ose të paktën një tendencë në rritje nuk është ende e mundur. Kjo do të thotë se tendenca e çmimeve ka të ngjarë të jetë në rënie në ditët në vijim, pavarësisht debutimit të fondeve ETF në Ëall Street, javën e kaluar. Bitcoin ka rënë me rreth 15%, që kur u miratuar ETF-të e shumëpritura më 10 janar, dhe po tregtohet në rreth 42,400 dollarë.

Ndërkohë, gjatë tre ditëve të plota të tregtimit deri në mërkurën, fluksi neto në Fondet e Tregtuara në Shkëmbim (ETF) ishte rreth 21,000 bitcoin ose rreth 894 milionë dollarë, me çmimin e ditës së mërkurë prej 42,600 dollarë. iShares Bitcoin Trust i BlackRock kryeson flukset hyrëse me 16,362 bitcoin, i ndjekur nga Ëise Origin Bitcoin Fund i Fidelity me 12,112 bitcoin. Daljet e konsiderueshme nga Bitcoin Trust i Grayscale, i cili ka humbur rreth 25,000 bitcoin, uli fluksin e përgjithshëm të industrisë. Megjithatë, ecuria e çmimeve ka qënë e qetë gjatë kësaj jave, me bitcoin që është tregtuar mes $42,000-$43,000.

Ndërkohë, analistët janë përfshirë nga një debat nëse lançimi i ETF-ve në bitcoin ishte një sukses apo një dështim. Për botën e ETF-ve në përgjithësi, produktet e reja kanë qenë një sukses, pasi vëllimet e tregtimit rezultuan në 10 miliardë dollarë vetëm në tre ditët e para. Gjatë vitit 2023 janë lançuar rreth 500 ETF dhe të gjitha së bashku kanë njohur një volum prej vetëm 450 milionë dollarë, gjatë gjithë vitit. Në anën tjetër, ata që thotë se debutimi i ETF-ve në bitcoin ka qenë një dështim, përmendin rënien e çmimit të kriptomonedhës me rreth 15% gjatë këtyre ditëve, ndërsa flukset hyrëse nuk kanë arritur parashikimet fillestare./Scan tv/

Reklama e sponzorizuar