Fermerët kanë bllokuar hyrjet e autostradave në disa pjesë të Gjermanisë, duke protestuar kundër planit të qeverisë për të hequr uljet e taksave për naftën e përdorur në bujqësi.
Plani i koalicionit trepartiak të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, nuk u prit mirë nga fermerët, të cilët në disa zona përdorën traktorët e tyre për të bllokuar rrugët si shenjë pakënaqësie.
Protestat janë nën vëzhgim, pasi një grup i njerëzve penguan zëvendës kancelarin Robert Habeck, të zbarkonte nga anija në portin e Detit të Veriut, teksa kthehej nga një udhëtim personal.
Rishikimi i buxhetit që përfshinte largimet e diskutueshme si kjo e taksave të naftës, u kërkua pasi gjykata më e lartë gjermane anuloi vendimin për ripërdorimin e 60 miliardë eurove të destinuara për të zbutur pasojat nga pandemia COVID-19.
Këto propozimet ishin pjesë e një pakete 17 miliardë eurosh për buxhetin e vitit 2024. /Telegrafi/