Me liberalizimin e vizave po vërehet mungesa e punëtorëve në Kosovë. Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, vlerësoi se nuk duhet të bëhet panik për liberalizim të vizave për Kosovën, dhe mundësinë e ikjes së kosovarëve në vendet evropiane.
Ai tha për ‘Lajmet e Fundit’ në RTK, se tani nuk është ajo Evropa që ka qenë më parë. Gërxhaliu kërkoi që të ketë më shumë kampanja vetëdijësuese për liberalizimin e vizave nga ana e qeverisë së Kosovës dhe akterëve të tjerë.
Eksperti Safet Gërxhaliu përmendi edhe rastet e disa vendeve evropiane, kryesisht të lindjes që tani më nuk kanë ikje të banorëve, përkundrazi ata janë kthyer në vendin e tyre të lindjes.
Në gjë sipas tij e rëndësisë së veçantë është se duhet të ketë stabiliteti politik dhe se kjo gjë i duhet Kosovës.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se importi i fuqisë punëtore nga vendet e tjera ka kosto të lartë për bizneset e Kosovës.
Ai kërkoi që të ketë rritje të pagave nga sektori privat dhe të mos lejohet që punëtorët e Kosovës të largohen nga vendi.