Kurti me afate për projektet infrastrukturore, cilat do të përfundojnë sivjet sipas tij?

Kryeministri Albin Kurti ka folur në mbledhjen e sotme të Qeverisë lidhur me projektet infrastrukturore që pritet të finalizohen sivjet dhe ato që pritet të nisin.

Kurti ka deklaruar se Autostrada Prishtinë-Gjilan dhe rrugët Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Mitrovicë, Dollc-Gjakovë, e Drenas-Skenderaj, do të përfundojnë këtë vit. Për Autostradën Prishtinë-Gjilan, Kurti kishte premtuar se do të finalizohet në dhjetor të vitit të kaluar, pork jo s’ka ndodhur, raporton Express.

Ndërkohë, do të fillojë puna në  autostradën Bresalc-Dheu i Bardh, në rrugën Kijevë-Zahaq, në rrugën nga autostrada “Ibrahim Rugova” deri te hyrja në tunelin e rrugës Prizren-Tetovë, dhe në rrugën Drenas-Kroni i Mbretit.

Reklama e sponzorizuar

“Sa i përket  infrastrukturës rrugore, vitin 2024 do të jetë vit i përfundimit të disa projekteve të vjetra dhe fillimi i disa të reja. Autostrada Prishtinë-Gjilan dhe rrugët Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Mitrovicë, Dollc-Gjakovë, e Drenas-Skenderaj pritet të finalizohen sivjet. Paralelisht, do të fillojë puna në  autostradën Bresalc-Dheu i Bardh, në rrugën Kijevë-Zahaq, në rrugën nga autostrada “Ibrahim Rugova” deri te hyrja në tunelin e rrugës Prizren-Tetovë, dhe në rrugën Drenas-Kroni i Mbretit”, ka thënë Kurti.

Ai ka folur edhe për projektet infrastrukturore.

“Kurse sa i përket infrastrukturës hekurudhore, këtë vit pritet që të bëhet hartimi i projekteve kryesore të linjave hekurudhore Prishtinë-Pejë dhe Klinë-Prizren, si dhe përfundimi i studimit të fizibilitetit dhe projektit ideor të linjës hekurudhore Prishtinë-Durrës”, ka deklaruar Kurti.