Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit Teknik në KRU “Prishtina”, Sokol Xhafa, është liruar nga detyra mëngjesin e sotëm.
Në vendim thuhet se Xhafa nuk ka patur performancë të mirë dhe si pasojë ka ngecur edhe ndërmarrja.
“Vendimi është bërë pasi i njëjti nuk ka treguar performancën e pritur dhe mosveprimet e tij kanë ndikuar që ndërmarrja të ketë edhe ngecje në sektorin të cilin e ka udhëhequr dhe në sektorët që janë atakuar nga mos puna e tij. I përmenduri kthehet në punët dhe detyrat e mëhershme të punës-Inxhinier i Hidroteknikës dhe rangohet me pagë 780.00 Euro”, thuhet në vendim.