Raporti për korrupsionin, Shqipëria del më keq se Kosova

“Transparency International” ka publikuar raportin për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit dhe si gjithmonë, Shqipëria renditet si një nga vendet me nivel të lartë korrupsioni.

Këtë vit Shqipëria renditet në vendin e 98 me 37 pikë nga 180 vende të botës, ndërsa është rritur me 1 pikë nga viti i kaluar dhe nuk ka pasur ndonjë ndryshim të madh nga vitet e kaluara.

E kundërta ka ndodhur me Kosovën, e cila gjatë viteve të fundit ka pasur përmirësim.

Reklama e sponzorizuar

Kosova ka shënuar 41 pikë dhe është radhitur në vendin e 83 mes 180 vendeve.

Pra, Kosova që qeveriset nga Albin Kurti, ia kalon në çdo parametër Shqipërisë, e cila qeveriset prej gati 11 vitesh nga Edi Rama. /CNA/