Rizvanolli liston disa nga prioritetet e Ministrisë së Ekonomisë për këtë vit

Artane Rizvanolli-Ministre e Ekonomisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka publikuar tri prioritetet e dikasterit që drejton për vitin 2024.

Në mesin e tyre dy janë në fushën e energjisë, ndërtimi i e kapaciteteve të erës prej 150 megavatë për gjenerim të energjisë elektrike dhe hyrja në fuqi e programit me MCC, ndërtimin e baterive të cilat mundësojnë integrimin në rrjet të kapaciteteve të energjisë së ripërtërishme.

Rizvanolli ka thënë se tjetër prioritet është zhvillimi i mëtutjeshëm i ndërmarrjeve publike, me fokus investimet në Trepçë.

Reklama e sponzorizuar

“Teksa kemi filluar vitin 2024, Ministria e Ekonomisë kemi vendosur top tri prioritetet e punës tonë, të cilat përfshijnë: Ndërtimin e kapaciteteve të erës prej 150 megavatë për gjenerim të energjisë elektrike përmes ankandit për të siguruar konkurrencë e çmime të favorshme; Hyrjen në fuqi të programit kompakt me MCC për ndërtimin e baterive të cilat mundësojnë integrimin në rrjet të kapaciteteve të energjisë së ripërtërishme të cilat po i ndërtojmë; si dhe Zhvillimin e mëtutjeshëm të ndërmarrjeve publike, me fokus të veçantë tek realizimi i investimeve në Trepçë”, ka shkruar Rizvanolli.