Rukiqi jep tri arsye që sipas tij kemi çmime të larta të energjisë elektrike

Përmes një draft-rezolute, tri partitë opozitare kërkuan uljen e tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët në Kosovë.

Megjithatë, pas shumë debateve në Kuvend, nuk kishte kuorum për votimin e kësaj draft-rezolute dhe seanca u ndërpre.

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi ka reaguar përmes një shënimi në Facebook, e që sipas tij janë tri arsye bazike pse kemi çmime të larta të energjisë elektrike.

Reklama e sponzorizuar

“Vonesat në remontet e termocentraleve, kanë shkaktuar rritje të importeve të paplanifikuara të energjisë elektrike. Importet e paplanifikuara, vijnë me çmime të larta. Faturën e paguajnë qytetarët, e fitimin e marrin ortakët e Martin Berishes”.

“Tenderat abuzues në KEK dhe kontratat e dyshimta për shitblerjen e energjisë elektrike”.

“0 (zero) investime në kapacitete të reja për prodhim të energjisë elektrike. Refuzimi i termicentralit me gaz dhe dështimi i ankandit (4 herë rradhazi), për prodhim të energjisë nga burimet solare, janë treguesi më i mirë i paaftësisë në qeverisjen me sektorin e energjisë”, ka shkruar Rukiqi.

Ai thotw tutje se kjo Qeveri na ka ardhur me faturë të lartë.

“Kjo Qeveri na ka hy thellë në xhep”, ka shkruar Rukiqi.