Aliu raporton sot në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Liburn Aliu- Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu sot do të raportojë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Ai do të raportojë për shqyrtimin e raportit të auditimit të performancës” Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vitin 2021”.