Deputeti i AAK’së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se grupi parlamentar i AAK’së ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për “gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore”.
Dreshaj ka thënë se mungesa e sigurimeve shendetësore e dëmton buxhetin e shtetit.
“Mungesa e sigurimeve shëndetsore dëmton buxhetin e shtetit dhe të qytetarëve. Sigurimet shëndetsore ‘Conditio sine equanon’ për shërbime mjekësore cilësore dhe ndaljen e migrimit të mantilbardhëve nga vendi”, ka thënë Dreshaj.
Ai ka shtuar se qytetarët tanë shpenzojnë me miliona euro jashtë vendit, në mungesë të sigurimeve shëndetësore.
“Sot në konferencë për media, njoftova për kërkesën e Grupit Parlamentar të AAK-së për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme në lidhje me gjendjem në shëndetësi dhe sigurime shëndetësore. Sot, fatkeqësisht qytetarët tanë shpenzojnë me miliona euro jashtë vendit, në mungesë të sigurimeve shëndetsore dhe shërbimeve cilësore shëndetsore. Për shkak të qeverisjes së dobët dhe pa vizion, vazhdojmë të jemi vendi i vetëm në rajon dhe Evropë, pa sigurime të mirëfillta shëndetësore”, është shprehur deputeti Dreshaj.