ATK: 90% më shumë të hyra tatimore në janar 2024 sesa në janar 2019

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se Administrata Tatimore e Kosovës ka grumbulluar afro 90% më shumë të hyra tatimore në janar 2024 krahasuar me janarin 2019.

Bazuar në krahasimin e të hyrave tatimore dhe numrit të tatimpaguesve për periudhën janar 2019 dhe periudhën janar 2024, i bie që ATK ka arritur të grumbullojë mbi 52.3 milionë euro më shumë.

“Rritje e theksuar vërehet edhe te numri i tatimpaguesve, ku nga 37,459 tatimpagues sa ishin në janar të vitit 2019, numri i tatimpaguesve në janar të vitit 2024 është rritur për 10,658, apo 28%, pra duke arritur numrin prej 48,117 tatimpagues. Kjo tregon se ka më shumë biznese aktive që po paguajnë tatim, pra zgjerim i bazës tatimore”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Reklama e sponzorizuar

Tutje thuhet se rritja e theksuar në këta dy indikatorë është rezultat i rritjes se aktivitetit ekonomik, por edhe si rezultat i zbatimit të ligjit dhe rritjes së efikasitetit të Administratës Tatimore të Kosovës në mbledhjen e tatimeve.