Të gjitha të gjeturat rreth pretendimeve për dallavere me patentshofer në komunën e Pejës, tashmë janë dërguar në Prokurorinë Themelore të këtij qyteti.
Kështu ka thënë zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi gjatë konferencës ku ka shpalosur të gjeturat dhe keqpërdorimet në njësitë për patentë-shoferë në Kosovë.
Rastet më të mëdha sipas tij janë evidentuar në Pejë, prandaj edhe fokusi i hetimeve është atje.
Ai tha se ka qindra raste të dyshuara për keqpërdorime dhe qyteti që prin është Peja.
“Ka raste kur ka rënë 10 herë nga provimi në Prishtinë dhe ka shkuar pastaj në Pejë”, tha ai.
Durmishi tha se në rast se vërtetohen këto të gjetura pas përfundimit të prokurorisë, provimet e kësaj periudhe kohore do të anulohen tërësisht.
“Jam i obliguar që sipas ligjit të bëj anulimin e këtyre provimeve”
Kjo sipas tij ka të bëj kryesisht me Pejën “Por informatat që i kemi hic më mirë nuk është as në qendrat tjera. Gjatë monitorimit jemi informuar që të njëjtit kanë vizituar disa njësi të ndryshme si në Prizren, Prishtinë e Gjilan.