Fitimi i pastër i bankave arrin në 156 milionë euro për vitin 2023

euro
Monedha Euro

Bankat komerciale në Kosovë gjatë vitit 2023 kanë arritur fitim rekord prej 156 milionë € euro, raporton portali Front Online.

Ky njëherit është fitimi më i lartë që kanë siguruar bankat komerciale në Kosovë që nga paslufta, krejt kjo falë ngritjes së kamatave në kredi dhe njëherit shtrenjtimit të shërbimeve.

Reklama e sponzorizuar

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) të hyrat e përgjithshme të bankave vitin e kaluar kanë arritur në 435.5 milionë euro, përderisa shpenzimet e tyre kanë qenë 279.6 milionë euro.

Shuma e përgjithshme e kredive që janë aprovuar nga sistemi bankar në Kosoë është mbi 4.9 miliardë euro, përderisa norma mesatare e interesit në kredi ka shkuar në 6.4%.