Front Online ka pyetur Inspektoratin e Punës nëse ka mungesë të punëtorëve në sektorin privat.
Ata në një përgjigje për Front Online e kanë pohuar duke thënë që po vërehet mungesa e fuqisë punëtorë.
“Si në ndërtimtari njashtu edhe në sektorë të tjerë vërehet mungesa e fuqisë punëtore”, kanë thënë nga Inspektorati i Punës së Kosovës.
Paga minimale në Kosovë aktualisht është 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.
Vlera e pagës minimale në Kosovë nuk ka ndryshuar që nga viti 2011 dhe është më e ulëta në Evropë, sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat.
Kuvendi i Kosovës, vitin e kaluar ka miratuar në lexim të dytë Pagën Minimale prej 264 euro bruto, por i njëjti Ligj është dërguar në Kushtetuese nga AAK-ja.
Sipas një studimi të Institutit për Hulumtime të Avancuara GAP, të publikuar në muajin prill të vitit të kaluar, janë më shumë se 100 mijë punëtorë në Kosovë që marrin pagë minimale.
Mbi 94 për qind e tyre janë të punësuar në sektorin privat.