Rreth 260 punëtorë teknik dhe të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës dhe rreth 30 punëtorë të Qendrës së Studentëve kanë hyrë në grevë për një periudhë të pacaktuar. Shkaqet që çuan në grevë këta punëtorë është paga e ulët, për të cilën thonë se po ua vështirëson jetën.
Kryetari i Sindikatës se Sektorit Privat, Jusuf Azemi tha se po prezin rezultate nga kjo grevë, mirëpo nëqoftëse nuk ka përmirësim e rritje të pagës, greva do të vazhdoj dhe nëse është e nevojshme për siç tha Azemi, punëtorët teknik të UP-së do të lirojnë vendet e punës.
Ndryshe nga ditët e tjera, kur secili prej tyre ishrte në krye të detyrës, sot ulur në këtë kolltuk punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës, po luftojnë për të drejtat e tyre. Ajo që i bëri të rrijnë ulur në orarin e punës, është paga e ulët, e cila siç thonë ata është duke ua vështirësuar jetën.
Situatë e njëjtë është edhe për Sanije Dragaqina e për Adile Rexhepin, njëra higjieniste në Fakultetin Teknik e tjetra në Qendrën e Studentëve. Paga që ato marrin vështirë të mbulojë nevojat e tyre personale, e lëre më barrën familjare që ato kanë mbi shpinë.
Sipas kryetarit të Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, kjo grevë është me një afat të pacaktuar, derisa të ketë efekt për pagat e punëtorëve. Për këto rezultate ai nuk është fort i sigurtë, mirëpo, për një gjë po: lirimin e detyrës nga këta punëtorë, në qoftë se nuk ka ngritje pagash.
Me po të njëjtën kërkesë, këta punëtorë, ditë më parë kishin hyrë në grevë, mirëpo mospërfillja e kërkesave të tyre bëri që ata të përsërisin grevën deri në një afat të pacaktuar. Përpos grevsitëvë të Universitetit të Prishtinës, në grevë janë edhe rreth 30 punëtorë teknikë të Qendrës së Studentëve.