Pensionistët paralajmërojnë se do ta padisin shtetin

Gëzimi që përjetuan pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese vitin e kaluar, iu zbeh. Pensionistët kosovarë nuk po arrijnë të marrin të plotë pensionin që iu takon, ani se gjykata kërkoi heqjen e kushtëzimit për 15 vjet përvojë pune para lufte.

Për këtë, pensionistët iu drejtuan edhe Avokatit të Popullit, ndërsa tani, nuk përjashtojnë t’i hyjnë drejtësisë veç e veç. Gjendja rëndohet pasi nga 2024-ta e tutje, kushdo që i bënë 65 vjet s’mund ta arrijë këtë kriter.

Të moshuarit këtë e quajnë padrejtësi, pasi po kërkojnë vetëm atë që iu takon. Për arritjen e qëllimit, ata kanë paralajmëruar edhe daljen në rrugë me protesta.

Reklama e sponzorizuar

Për pakënaqësinë që kanë këta janë duke mbledhur të dhënat nga krejt pensionistët anë e kënd Kosovës.