Sa vidhet rryma në Kosovë?

Pothuajse çdo ditë punëtorët e Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) kryejnë kontrolle për të parandaluar keqpërdorimin apo vjedhjen e energjisë elektrike.

Gjatë këtyre kontrolleve ditore, rreth 25-30 shtëpi apo biznese kapen duke vjedhur rrymë, raporton REL.

KEDS ka njoftuar se ka realizuar gati 100,000 kontrolle gjatë vitit 2023, prej të cilëve 6,710 janë identifikuar keqpërdorues të energjisë elektrike.

Reklama e sponzorizuar

Kjo i bie që përqindja e keqpërdorimeve të evidentuara nga kontrollet gjatë vitit të kaluar është 6.7.

Vjedhja e energjisë elektrike hyn në kuadër të “Vjedhjes së Shërbimeve”, që sipas nenit 314 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, parashihet dënim me gjobë ose me burg deri në tre vjet.

Për dallim nga vitet e kaluara, duke marr shembull që gjatë vitit 2013 humbjet nga rrjeti energjetik shkaku i keqpërdorimeve ishin 31%, këto dy vitet e fundit sipas statistikave është shënuar përqindje më e vogël e keqpërdorimeve.