Ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka shkruar sot se kanë mbetur edhe pak ditë në mbylljen e afatit për aplikim në themelimin e Administratorit të Sistemit të Rimbursimit të Depozitave.
Ministri, ka thënë se është një njoftim me rëndësi dhe të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë deri me datën 21 mars, raporton Ekonomia Online.
“Ftojmë të gjithë prodhuesit, importuesit dhe tregtarët që të aplikojnë për Administrator të Sistemit të Rimbursimit të Depozitave (SRD-së), pasi që data e fundit për aplikim është 21 mars 2024”, ka thënë ministri.
Postimi i plotë:
Njoftim me rëndësi për Sistemin e Rimbursimit të Depozitave (SRD) në Kosovë.
Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në mbylljen e afatit për aplikim për themelimin e Administratorit për SRD.
Ftojmë të gjithë prodhuesit, importuesit dhe tregtarët që të aplikojnë për Administrator të Sistemit të Rimbursimit të Depozitave (SRD-së), pasi që data e fundit për aplikim është 21 mars 2024.
Thirrja dhe dokumentet e thirjes për të gjithë të interesuarit janë të vendosura në vegëzën si në vazhdim: https://mmphi.rks-gov.net/News/NewsArticle?ArticleID=1248