ASK publikon statistikat afatshkurtra të tregtisë me pakicë dhe numrit të të punësuarve

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë për muajin Dhjetor 2023, krahasuar me Dhjetor 2022

Në muajin Dhjetor 2023, indeksi i qarkullimit të tregtisë me pakicë kishte rritje më të madhe te: Tregtia me pakicë jo në dyqane,( Përmes postës apo internetit) 53.80%; Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje 53.30%; krahasuar me muajin e njëjtë të viti paraprak (Dhjetor 2022).

Ndërsa rënie kishte te: Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara-4.70%, krahasuar me muajin e njëjtë të viti paraprak (Dhjetor 2022).

Reklama e sponzorizuar

Indeksi i numrit të të punësuarve

Në muajin Dhjetor 2023, indeksi i numrit të të punësuarve, kishte rritje më të madhe te: Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje 7.60%; Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara 6.80%; Ndërsa rënie kishte te: Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar -1.50%; Tregtia me pakicë jo në dyqane,(Përmes Postës apo Internetit)-12.70% krahasuar me muajin e njëjtë të viti paraprak (Dhjetor 2022).