ATK: Për dy muaj 22.5 milionë euro më shumë të hyra tatimore

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) mburret se po shënon një performancë të mirë në inkasimin e 172 milionë euro të hyrave tatimore për periudhën janar – shkurt 2024.

Në postimin e tyre thuhet se vetëm për dy muaj janë shënuar 22.5 milionë euro më shumë të hyra tatimore.

Sipas ATK-së, “përmirësimi i efikasitetit dhe transparencës në procesin e inkasimit është një prioritet i autoritetit tatimor dhe ky rezultat reflekton në realizimin e qëllimeve strategjike”.

Reklama e sponzorizuar

Postimi i plotë:

Vetëm për dy muaj 22.5 milionë euro më shumë të hyra tatimore

Administrata Tatimore e Kosovës shënon një performancë jashtëzakonisht të mirë në inkasimin e 172 milionë euro të hyrave tatimore për periudhën Janar-Shkurt 2024. Me një angazhim të vazhdueshëm për të avancuar dhe për të siguruar efikasitet në administrimin e detyrave tatimore, ATK-ja ka arritur rezultate të shkëlqyera edhe në këtë fillimvit.

Gjatë periudhës Janar-Shkurt 2024, ATK-ja ka realizuar një inkasim të konsiderueshëm të të hyrave tatimore, ku në krahasim me vitin e kaluar kemi rritje për 15 %, ndërsa në raport me planin tejkalim prej 7.8 milionë euro apo 4.7 %, duke demonstruar angazhimin e vazhdueshëm për zbatimin e ligjit dhe për të ndërtuar një ambient të favorshëm për bizneset dhe qytetarët. Përmirësimi i efikasitetit dhe transparencës në procesin e inkasimit është një prioritet i autoritetit tatimor dhe ky rezultat reflekton në realizimin e qëllimeve strategjike.

ATK-ja vazhdon të angazhohet në përmirësimin e klimës së biznesit dhe të kushteve të favorshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Performanca e jashtëzakonshme e ATK-së në muajin shkurt është një dëshmi e qartë e përkushtimit për të përmbushur detyrat e saj në mënyrë të përgjegjshme dhe të efektshme