Bëhet bashkimi i tregjeve të energjisë elektrike Kosovë-Shqipëri, Kurti: Kosova një hap më afër tregut evropian

Operatori i Sistemit Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka organizuar ceremoni zyrtare me rastin e funksionalizimit të Tregut një Ditë Para për Zonën Ofertuese të Kosovës dhe Bashkimi i Tregjeve të Energjisë Elektrike Kosovë-Shqipëri.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti i cili ishte i pranishëm në këtë ceremoni tha se ky funksionalizim shënon një bashkëpunim që luan rol në zhvillimin ekonomik dhe atë të transparencës në sektorin e energjisë.

“Ky funksionalizim po shënon një një bashkëpunim i cili luan rol më zhvillimin ekonomik dhe atë të transparencës në sektorin e energjisë dhe në transformimin në sektorin energjetikë në harmoni me strategjinë tonë kombëtare të energjisë. Ne vitet e fundit kriza energjetike e ka bërë një gjë të qarte sektori i energjisë si në Evropë ashtu edhe në krejt botën ka ndryshuar krejtësisht”.

Reklama e sponzorizuar

Ai përmendi bashkëpunimet që kanë gjatë sezonave të ndryshme Kosova e Shqipëria duke thënë ato tashmë mund të bëhen edhe përmes kësaj burse të përbashkët.
Kurti tha se qëllimet e Republikës së Kosovës në sektor të energjisë janë të fokusuar në garantim të sigurisë së furnizimit si dhe përballushmëria financiare për qytetarët e bizneset.

“Bashkimi i tregjeve i energjisë elektrike Kosovë Shqipëri është gjithashtu një katalizator për përfshirjen e sektorit privat. Nëpërmjet bashkëpunimit Kosovë Shqipëri ne synojmë të hapim ekonominë të bëhet me efektive dhe kosto efektive të optimizojmë integrimin teknologjikë te jemi gjithandej me efikas dhe të krijojmë një mjedis për tërheqjen e investime si të huaja ashtu edhe brenda vendit Albex shërben si një mjet etik për zhvillim, duke vendosur sinjale të besueshme të çmimeve dhe dhe nxitur investime me kapacitete të reja te energjisë së përbashkët”.

Ai tha se kjo e pozicionon Kosovën si një akter më tregun me të gjerë evropian të energjisë elektrike, duke i falënderuar bashkëpunëtorët për mbështetje.
E ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se ndikimet e mëdha do të i shohim gjatë viteve e dekadave që po vinë.

” Me funksionimin e Alpex ne po e përmbush një kusht që është etik për të përmbushur investimin në sektorin tonë të energjisë dhe kur bursa përfshin dy shtete tregu është më tërheqës për investime. Ky para afrim siguron pajtueshmëri dhe vendos Kosovën dhe Shqipërinë brenda tregjeve evropiane të energjisë dhe Albexi është një bllok i rëndësishëm në zbatimin e reformave dhe të obligimeve që kemi për të integruar ne tregun evropian të energjisë elektrike deri në vitin 2030”.

.Evetar Zegiri – Kryeshef i KOSTT tha se kjo ngjarje shënon një moment të rëndësishem të zhvillimit ekonomik të bashkëpunimit rajonal të vendit tona të energjisë”.

“Sot është një ditë tejet emirë për energjinë sot është një ditë inkurajause është një ditë për të mbajtur mend në sektorin energjetikë. Kjo ngjarje shënon një moment të rëndsishem të zhvillimit ekonomik të bashkëpunimit rajonal të vendit tona të energjisë”.

E pranishme ishte edhe drejtoresha e Misionit te USAID, Eileen Devitt – e cila tha se Kosova mund të hap ekonominë e shkallës, duke e vendosur veten si një akter kryesore në tregun energjetik në tregun Evropian.
Ajo tha se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës është një arritje shumë e rëndësishme, e që SHBA-të përmes USAID janë krenare për zotimin e përbashkët”.