Dyshimet për parregullsi në rezervavat shtetërore, Kica-Xhelili: Kallëzim penal, nëse Hajdari vazhdon të fshehë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka shkruar për dyshimet rreth parregullsive në rezervat shtetërore.

Ajo ka treguar përmes një postimi në Facebook, si iu ka thënë deputetëve të VV-së se duhet të ketë kallëzim penal ndaj ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdarit, nëse ajo vazhdon sipas saj, ‘të fsheh këto dyshime”.

“Roli i deputetit nuk është të mbroj HAJNI të dyshuar. Sot u thash deputetëve të VV se duhet bërë KALLËZIM PENAL, nëse Ministrja Hajdari vazhdon të fsheh, e këta vazhdojnë ta mbrojnë. E morën shumë personale disa. Madje njëri më tha: po kërcënon. Po kërcënoj me çka? Me drejtësi? Me procedurë të ligjshme gjyqësore?”.

Reklama e sponzorizuar

“Komisionin hetimor për MIELL E VAJ, VV nuk e la të funksionoj. 3 muaj sabotim e 3 muaj manipulim.  Ministrja po refuzon t’i dorëzoj dokumentet. Një hall duhet ta ketë. E VV po e mbron dikë që dyshohet për krim. Çka i bën kjo ata? Mos të harrojmë – ne kemi imunitet funksional, por nuk jemi imun ndaj ndjekjes penale.  Kushdo që ndjehet i kërcënuar, është dashur të mendoj para se ta sjell veten në situatë që të frikësohet nga hetimi penal”, ka shkruar ajo.