Forenzika sekuestron 1330 monedha metalike nga dy euro të falsifikuara

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se janë sekuestruar 1330 monedha metalike nga 2 euro të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Njoftimi i plotë:

FALSIFIKIM I PARASË

Reklama e sponzorizuar

Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë / 22-27.02.2024. Ankuesi kosovar ka raportuar se, nga dy banka janë deponuar, 1330 monedha metalike nga 2 € që dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar nga forenzika. Rasti nën hetime.