Inspektorati i Punës fton punëdhënësit që të deklarojnë punëtorët e tyre

Ministria e Financave, njofton se grupet e inspektorëve të ATK-së dhe Inspektoratit të Punës, shoqëruar nga zëvendësministri, Agon Dobruna, drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, dhe kryeinspektori i IP-së, Hekuran Nikçi, kanë vizituar biznese në sektorët e gastronomisë dhe ndërtimtarisë.

Bëhet e ditur se inspektimet e përbashkëta do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Ftojmë punëdhënësit që të deklarojnë punëtorët e tyre, ndërsa punëtorët i ftojmë që të lajmërojnë punëdhënësin e tyre në rast se ky i fundit ka të angazhuar punëtorë të paformalizuar dhe pa kontrata pune”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të kësaj ministrie, njëherësh sqaron ata se si të verifikojnë nëse punëtori është i deklaruar në ATK.

Reklama e sponzorizuar