Priti e përcolli shumë qeveri, legjislatura e në të u zhvilluan shumë ngjarje me rëndësi për Kosovën.
Pas më shumë se 20-vjetësh, salla plenare e Kuvendit të Kosovës pritet t’i nënshtrohet një renovimi nga fillimi i muajit prill.
Në të sipas Ilir Kërçelit, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit përfshihen ndërhyrjet në inventarin e saj, zërimin, kamerat e mikrofonat, regjia e deri tek votimi elektronik.
Për Vlora Dumoshin, deputete nga LDK-ja opozitare, hapja e thirrjes për renovim është më se e duhur pasi krejt ky mandat shkoi me problem teknike.
Edhe shoqëria civile mirëpret investimin mbi 600 mijë eurosh në partneritet me korporatën për zhvillim LuxDev, që synon të rrit efikasitetin e parlamentit.
Kjo pasi tempulli i demokracisë, sipas OJQ “Demokracia Fillon Këtu”, duhet avancohet karshi zhvillimit teknologjik.
Bashkë me hapjen e thirrjes për renovim, për herë të parë është hapur edhe ajo për brendimin e llogos për Kuvendin e Kosovës. /Klan Kosova