Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se niveli i ujit në Liqenin e Badovcit dhe atë të Batllavës është mbi nivelin e detit.
“Ju njoftojmë me gjendjen e liqeneve akumuluese sipërfaqësore Batllava dhe Badoci. Niveli i ujit në liqenin e Badocit është 648.60 m mbi nivelin e detit ose ( – 1.25 m) nën nivelin e kapërderdhjes. Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 632.67 m mbi nivelin e detit ose ( – 2.33 m) nën nivel të kapërderdhjes. Ujin e zëvendëson vetëm uji.”, thuhet në njoftim.