Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e katërt gjatë vitit të kaluar.
Në një postim në Facebook, Murati ka shkruar se sipas ASK-së, për TM4 2023 rritja reale e ekonomisë ishte 3.96%, “gjë që ishte në linjë edhe me pritjet tona”.
“Në grafikun më poshtë mund të shihni edhe krahasimin e performancës ekonomike të vendit nëpër vite.
Përderisa me qeveritë e kaluara për 3 vite ekonomisë i shtoheshin vetëm 1 miliardë euro, me Qeverinë Kurti për periudhën e njëjtë ekonomisë i janë shtuar 2.9 miliardë euro, apo mesatarisht gati 1 miliardë në vit”, ka shkruar Murati. /Telegrafi/