Prej nesër lejohet kalimi i veturave në rrugën “Xhorxh Bush”, deri te parkingu nëntokësor

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci, ka njoftuar se nga dita e enjte do të hapet për vetura një korsi në rrugën “Xhorxh Bush” duke lejuar kalimin deri te hyrja kryesore e parkingut nëntokësor.

Në rrugë është bërë sinjalizimi deri te hyrja kryesore e parkingut.

“Po e kemi liruar rrugën dhe të enjten në mëngjes e hapim atë deri te hyrja kryesore e parkingut”, ka thënë Brestovci për Kohën.

Reklama e sponzorizuar