Agjencia e Statistikave të Kosovës ka hapur një konkurs për OJQ-të vendore dhe/apo ekspertë për fushatë sensibilizimi dhe informimit lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë, ndërkohë që pritet të nisë edhe fushata për njoftimin e qytetarëve lidhur me regjistrimin.
ASK planikon që në procesin e sensibilizimit dhe të informimit të qytetarëve rreth procesit të regjistrimit të përpilojë, zhvilloj dhe përgatis programe dhe projekte që do të rrisin pjesëmarrjen e qytetarëve dhe të vetëdijësojnë qytetarët për regjistrimin e popullsisë.
Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton së shpejti do të fillojë edhe fushatën për njoftimin, shërbimin dhe sensibilizimin e qytetarëve lidhur me regjistrimin.
Kjo fushatë bëhet me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e regjistrimit dhe të mbështetjes së grupeve etnike në këtë proces me pjesëmarrjen e tyre.
Nga data 26 shkurt deri më 2 mars 2024, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka zhvilluar një program trajnimi për 900 mbikëqyrës të rekrutuar për mbikëqyrjen e procesit të regjistrimit dhe regjistruesve të tyre për zonat e caktuara të regjistrimit.
Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave 2024 do të mbahet nga data 5 prill deri më 17 maj 2024.