Dogana e Kosovës ka njoftuar se në magjistralen Gjilan-Ferizaj është ndaluar një furgon me dyshim për mallra të kontrabanduara.
Sipas njoftimit, Njësia e Task forcës e përberë nga Dogana dhe Policia, gjatë kontrollit të automjetit kanë hasur në mallra të ndryshme si mbathje sportive pa fatura , të markave tregtare të mbrojtura që dyshohet se janë të falsifikuara.
Gjithashtu është gjetur tekstil i firmave te ndryshme kozmetike me prejardhje nga Serbia, si dhe disa pako me hurme.









