Thellohet deficiti tregtar i Kosovës për 25 për qind, eksporti 70 milionë, importi 467.8 milionë euro

Eksporti i mallrave në muajin shkurt të këtij viti kishte vlerën 70.3 milionë euro, ndërsa importi 467.8 milionë euro, që është një rënie prej 3.9 për qind për eksport, si dhe një rritje prej 19.7 për qind për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 25.2 për qind në muajin shkurt 2024, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2023, gjegjësisht në vlerë prej 397.4 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 317.5 milionë euro në vitin 2023.

Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për statistikat e Tregtisë së Jashtme, eksporti mbulon importin me 15 për qind.

Reklama e sponzorizuar

“Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 27,9 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 15. 4 për qind  e përbëjnë artikuj të ndryshëm të prodhuar; 14.5 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 9.3 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5.5 për qind e përbëjnë makineria dhe pajisjet mekanike dhe elektrike, etj”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 15,6 për qind e përbëjnë produktet minerale; 11,8 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10,8 për qind e përbëjnë mjetet e transportit; 10,2 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9,9 për qind e përbëjnë makineria dhe pajisjet mekanike dhe elektrike, etj.

Sipas ASK-së eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 21,9 milionë euro, ose rreth 31,1 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej 7,1%.

“Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (11,4%), Italia (4,5%), Holanda (2,5%), etj”, bën të ditur ASK.

Ndërsa, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 217,4 milionë euro, ose 46,5% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 25,6%. Sipas ASK-së importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania 14,2%, Greqia 5,2%, Italia 4,5%, etj.

Kurse, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 28.6 milionë euro, ose 40,7 për qind të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 4.9 për qind. “Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut 15,2%, Shqipëria 13,8%, Serbia 6,2%, Mali i Zi 4,0%.

“Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 76.5 milionë euro, ose 16.4% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 23,9%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (7,9%), Maqedonia e Veriut (5,5%), Serbia (1,8%)”, thuhet në raport.

ASK bën të ditur po ashtu se eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 19. 8 milionë euro, ose 28.2%. “Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: SHBA 9,6% dhe  Zvicra 8,2%. Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 173. 8 milionë euro, ose 37,2%. Sipas këtij raporti vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia 14,4% dhe Kina 9,5%.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 21,9 milion Euro, ose rreth 31,1% e eksporteve  të përgjithshme, me një rënie prej (-7,1%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin:  Gjermania (11,4%), Italia (4,5%), Holanda (2,5%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 217,4 milionë euro, ose 46,5% e importeve të  përgjithshme, me një rritje prej 25,6%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania  (14,2%), Greqia (5,2%), Italia (4,5%), etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 28,6 milion Euro, ose 40,7% të eksporteve të  përgjithshme, me një rritje prej 4.9%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin:  Maqedonia e Veriut (15,2%), Shqipëria (13,8%), Serbia (6,2%), Mali i Zi (4,0%).

Importet nga vendet e CEFTA-s

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 76,5 milion Euro, ose 16,4% të importeve të përgjithshme,  me një rritje prej 23,9%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (7,9%),  Maqedonia e Veriut (5,5%), Serbia (1,8%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 19,8 milion Euro, ose 28,2%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: SHBA (9,6%) dhe Zvicra (8,2%).

Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës

Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 173,8 milion Euro, ose 37,2%. Vendet me  pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (14,4%) dhe Kina (9,5%/.