Vendet më të lumtura në botë – Ku renditet Kosova?

Është publikuar Raporti Botëror i Lumturisë për vitin 2023 dhe sërish vendet nordike prijnë në listë.

Vendi numër një e zë sërish Finlanda, duke mbajtur kështu pozitën e parë për shtatë vjet radhazi.

Sipas raportit, ndër dhjetë vendet më të lumtura janë: Finlanda, Danimarka, Islanda, Suedia, Izraeli, Holanda Norvegjia, Luksemburgu, Zvicra, Australia.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkaq, në vendin e fundit të raportit të lumturisë është Afganistani.

Po ku renditet Kosova e ku vendet e rajonit?

Në vendet e Ballkanit kryeson Kosova, me vendin e 29-të.

Pas Kosovës vjen Serbia në vendin e 37-të, Bonja e Hercegovina në vendin e 65-të, Mali i Zi në vendin e 76-të, Maqedonia e Veriut në të 84-në dhe Shqipëria në vendin e 87-të.

Raporti po ashtu ka të dhëna për lumturinë në faza të ndryshme të jetës, rrjedhimisht i ndan në grup-mosha.

Në shumë rajone, por jo në të gjitha, të rinjtë janë më i lumtur se të vjetrit.

Ndërkaq, në Amerikën e Veriut lumturia ka rënë te të rinjtë dhe tani del se janë më pak të lumtur se të vjetrit.

Në vendet në tranzicion të Evropës Qendrore dhe Lindore, të rinjtë janë shumë më të lumtur se të moshuarit.

Ndërkaq, në Evropën Perëndimore në tërësi lumturia është e ngjashme në të gjitha moshat.

Për këto arsye, renditja e vendeve sipas lumturia është shumë e ndryshme për të rinjtë dhe për të vjetrën. /Telegrafi/