Zeka: Nuk është larg mendsh që për shkak të presionit kompanitë të zhvendosen nga Kosova në Shqipëri

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, deklaroi në Pressing në T7 se një numër i madh i kompanive vendore po bëjnë investime edhe në Maqedoninë e Veriut.

“Një numër i madh i kompanive vendore realisht po e konsiderojnë dhe po bëjnë investime në Maqedoninë e Veriut për të zhvendosur një pjesë të operacioneve të tyre afariste në Maqedoninë e Veriut. Biznese të mëdha të Kosovës”, tha Zeka në Presssing, transmeton Express.

“Shqipëria po ja del jashtëzakonisht mirë në tërheqjen e investimeve të huaja. Kompani të Kosovës kanë arritë të sigurojnë pjesëmarrje të madhe në industri me produktet e tyre. Shohim brende të mëdha të Kosovës që kanë depërtuar edhe në Shqipëri”, u shpreh ai.

Reklama e sponzorizuar

Ai tha se për shkak të presionit, kompanitë mund të zhvendosen në Shqipëri.

“Nuk është larg mensh që për shkak të presionit të vazhdueshëm dhe dekurajimit ti zhvendosin operacionet e tyre edhe në Shqipëri”, tha ai tutje.

“Kosova dmth humb disa prej kamionëve afaristë”, tha Zeka nëse kompanitë largohen nga Kosova.