Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shqyrtuar Projekt-rezolutën për Raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP, e cila u procedua për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, ka thënë se presin që ARKEP të zbatojë rekomandimet e dhëna që të ngritet përformanca e tij në shumë sektor.
“Edhe rekomandimet që janë ofruar janë në përputhje me rekomandime që kemi pasur si grup punues dhe konsideroj se rezoluta plotëson të dhënat që ARKEP të ngritë përfomancen e tij në shumë sektor dhe mendoj që mund ta procedojmë në seancë të Kuvendit”, ka thanë ai.
Ndërkaq, shqyrtimi i Projektligjit për regjistrin e pronarëve përfitues, u shtye për në mbledhjen e ardhshme.