Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, të shtunën ka vizituar fermerët vëllezërit Isufi nga fshati Mazgit i komunës së Obliliqit.
Ai ka thënë se fermerët kanë qenë të suksesshëm në punën e tyre që nga viti 2013, e që kanë përfituar nga subvencionet tri vite, raporton Ekonomia Online.
Ministri ka thënë se i gjithë suksesi i tyre ka ndodhur si rezultat i reformave në Ministrinë e Bujqësisë.
Postimi i plotë:
Subvencionet u takojnë vetëm fermerëve që e punojnë tokën (jo titullarit të pronës, që tokën e lëshon me qira)!
Vëllezërit Isufi nga Mazgiti, pas mbjelljes së 188 hektarëve me grurë, po përgaditen që të mbjellin edhe 57ha me misër.
Që nga viti 2013 ata vazhdimisht punojnë tokën në një sipërfaqe deri në 200ha mirëpo vetëm për dy vitet e fundit (e ky do jetë viti i tretë) që ata kanë qenë përfitues të subvencioneve për çdo pëllëmbë toke të mbjellë. E gjithë kjo si rezultat i reformave të ndërmarra në Ministrinë e Bujqësisë. Me UA përcaktohen qartë rregullat e subvencionimit dhe se kujt i takon ky i fundit!
Vazhdon të jetë i hapur afati për aplikim në Programin për Pagesa Direkte – Subvencione 2024, ndërsa do vazhdojë të jetë i qasshëm deri në aplikimin e fermerit të fundit kjo, për arsye të luftimit të dallavereve me matrikulave, vit ky i cili do shënojë edhe fundin e mashtrimeve me matrikulim.