Paysera Kosova tani ofron shërbimin e pranimit të frangave zvicerane (CHF) nga të gjitha bankat e Zvicrës me një komision të ulët prej vetëm 3 eurove për transaksion, pavarësisht shumës.
Ky shërbim lejon që klientët të pranojnë fonde në franga zvicerane, duke ofruar një zgjidhje të shpejtë dhe të lirë për nevojat e tyre financiare.
Përfitimi më i madh për klientët është shpejtësia e transferit, e cila është e ngjashme me atë të një transferi brenda Zvicrës.
Kjo do të thotë që transferet e frangave zvicerane do të arrijnë në destinacion shumë shpejt dhe në kohën e parashikuar.
Ndiqni udhëzimet në këtë link: https://www.youtube.com/shorts/SVt0XC1gy7s
Paysera Kosova po vazhdon të përforcojë infrastrukturën e saj për të përmirësuar gamën e shërbimeve financiare që ofron për klientët e saj.
Për më shumë informacione në lidhje me shërbimet e Payserës, klientët mund të drejtohen në faqen zyrtare të Paysera Kosova.