Peci: Si rezultat i reformës dhe thjeshtësimit, ka fermerë që kanë përfituar për herë të parë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se në periudhën e tri viteve të fundit numri i fermerëve dhe blegtorëve është në rritje në vend dhe se falë reformës dhe thjeshtësimit të aplikimit, ka fermerë që kanë përfituar për herë të parë.

Sipas tij, ministria i ka thjeshtësuar edhe procesin e aplikimit për subvencione dhe mënyrën e aplikimit por njëkohësisht sipas tij është janë ulur edhe shumë kritere.

Ai ka thënë se me Fondin Blegtoral në vitin 2025 në vend parashihet ti ketë mesatarisht diku 40 mijë litra qumësht të freskët me shumë se sa që ka aktualisht.

Reklama e sponzorizuar

“Të dhënat që unë i posedoj në periudhën e tri viteve të fundit numri i fermerëve dhe blegtorëve  është në rritje nuk është ne rënie, përkundër trendit evropian dhe global që ka qenë një rënie rapide. Sa i përket çështjes së kritereve ne kemi thjeshtësuar edhe procesin dhe mënyrën e aplikimit por njëkohësisht kemi ulur edhe shumë kritere. Ta zëmë në rast se deri para një viti ka qenë kriter minimalisht për ferme 2 hektar tokë, tash është një hektar tokë, ose në rast se fermerët të cilët është dashtë që të jenë përfitues të mekanizmave bujqësor ose të pajisjeve ose ngritjes së stallave, në rast se ka qenë pragu minimal 15 krerë lopë tash është 5 krerë”.

“Me mundësin edhe për Fondin Blegtoral që e kemi në dispozicion 5 milionë euro vlerë e cila është në proces të implementimit si synim dhe ambicie të ndryshojmë trendët negative të rënies së Fondit Blegtoral  e që besojmë që prej viti 2025 vetëm kjo pasi që unë po e përmendi tash Kosova prej viti 2025 e tutje parashihet t’i ketë mesatarisht diku 40 mijë litra qumësht të freskët me shumë se sa që ka aktualisht”, ka thënë ai.

Peci ka thënë se si rezultat i reformës dhe thjeshtësimit të procedurës për aplikim për subvencionim në dy vitet e fundit ka fermë që kanë përfituar për herë të parë.

“Janë tre fermerë të fundit që unë i kam vizituar muajin e fundit, dy prej tyre që i kanë 70 dhe 80 krerë lopë edhe një fermë i fundit nga Komuna e Obiliqit i cili që nga viti 2013 deri në vitin 2022 ka punuar prej 200-250 hektar, që të tre për herë të parë janë përfitues të subvencioneve në 2 vitet të fundit. Ta zëmë fermeri i fundit që ka mbjell 200-250 hektar në të kaluarën për shkak të burokracisë nuk ka mundur të gëzojë të drejtën e subvencionimit. Si rezultat i reformës dhe thjeshtësimit të procedurës në dy vitet e fundit është përfitues në vlerë afër 200 mijë euro”, ka thënë ai.