Raporti i DASH, Bajrami thekson pjesën për korrupsionin qeveritar: 889 kontrata sekrete – merren vesh për vjedhje klasike

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku ndër të tjera theksohet se ka korrupsion serioz qeveritar.

Bajrami ka thënë se 889 kontratat sekrete që ka nënshkruar Qeveria Kurti janë “korrupsioni më i madh qeveritar që ka ndodhur deri tani”, raporton Express.

“Dhe derisa disa nga ministrat dhe të zgjedhurit e tij nënshkruajnë kontrata sekrete në katër sy e merren veshë me miq e dashamirë për vjedhje klasike, të tjerë janë zënë në flagrancë duke shly borxhe të kompanive private ndaj shtetit hiç me pak se dhjetra miliona euro. E të gjitha këto thuhën zëshem edhe në raportin e Departamenti Amerikan të Shtetit i cili ndër ngecjet e shumta flet për korrupcion serioz qeveritar, pra sipas DASH-it në Qeverinë e Kurtit ka “serious government corruption””, ka shkruar Bajrami.

Reklama e sponzorizuar

Ajo ka cituar një pjesë të këtij raporti, derisa ka thënë se qytetarët duhet ta kuptojnë se “Kurti më as si njerëz nuk i konsideron”.

“Derisa Kurti flet pa asnjë referencë se si në tri vitet e fundit Kosova është ngritur për 22 vende në lirinë e medias, 21 vende në luftën kundër korrupcionit, 16 vende në demokracinë liberale, 13 vende në demokracinë elektorale, ju shihni vet se çka thotë raporti i DASH-it për të gjitha këto arritje”, ka shkruar Bajrami.