Reduktimi i prodhimit të mjaltit: Arsyet dhe të gjeturat

Sipas FAO, sasia e prodhimit të bimëve, polenizimi i të cilave varet nga insektet dhe pjalmuesit e tjerë, është rritur 300% gjatë 50 viteve të fundit.

Mungesa e pjalmimit mund të bëjë që disa fruta dhe perime të bëhen më të rralla dhe më të shtrenjta, duke shkaktuar deficit në ushqim.

Në Kosovë, sipas Raportit të Gjelbër 2023, të publikuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në vitin 2021 numri i koshereve u ul me 43.464 koshere.

Reklama e sponzorizuar

Përveç kësaj, bletët sulmohen nga viruset, patogjenët dhe speciet invazive. Rënia e numrit të koshereve ka vazhduar edhe në vitin 2022, ku krahasuar me vitin 2021 janë 22.955 koshere më pak ose 10.5%, pasi dimri në mes të vitit 2021 dhe 2022 ka qenë mjaft i ftohtë dhe i gjatë.

/Nga Viola Xhemajli për Agro Portal/