Çmimet e naftës dhe arit janë rritur në bursat ndërkombëtare, menjëherë pas sulmit izraelit drejt Iranit.
Investitorët kanë ndjekur nga afër reagimin e Izraelit ndaj sulmit të drejtpërdrejt me dron dhe raketa të Iranit javën e kaluar.
Që atëherë ka pasur shqetësime se një përkeqësim i konfliktit në Lindjen e Mesme mund të reduktojë furnizimet me naftë.
Bëhet e ditur se çmimet e naftës fillimisht u rritën për 3.5 për qind. Megjithatë, ato u ulën përsëri kur mediat iraniane raportuan se nuk ka dëme në qytetin Isfahan ku edhe raportohej për shpërthime nga hakmarrja izraelite në orët e mëngjesit të së premtes.
Ndryshe, rritjet e çmimeve të naftës rrezikojnë të nxisin edhe inflacionin, shkruan BBC.