Varfëria është një dukuri që sa vjen e përhapet më shumë në Evropë, e nxitur nga inflacioni i lartë.
Sipas Eurostat, 22 për qind e popullsisë evropiane ishte në rrezik varfërie në vitin 2022, një shifër që mbetet e qëndrueshme. Në Rumani, shifra në fjalë është 34.4%.
Raporti vjetor i Rrjetit Evropian Kundër Varfërisë, EAPN, vë në dukje se varfëria tek femrat udhëhiqet nga pagat e ulëta dhe kujdesi për vartësit. Kjo situatë i shtyn ato të pranojnë edhe kontrata të përkohshme apo me kohë të pjesshme.
Carlos Sosias, president i EAPN, thotë se masat për mbylljen e hendekut gjinor duhet të shkojnë përtej politikave aktuale të mbrojtjes.
“Një element i rëndësishëm është taksimi i familjeve njëprindërore, sepse mbi 80 për qind e këtyre familjeve janë familje me një prind të vetëm, nëna me shumë fëmijë. Ky është aspekti që duhet të shohim. Politikat fiskale dhe ato të pajtimit janë bazike dhe jetike në mënyrë që të mund të veprojmë ndaj tyre. Dhe, natyrisht, na duhen politika fiskale që mundësojnë mbështetjen e familjeve me taksa të larta në situatat më të cënueshme”, tha Carlos Sosías, president i EAPN-së.
Raporti paralajmëron gjithashtu se rritja e çmimeve të shtëpive dhe inflacioni i lartë kanë prekur grupet e cënueshme, përfshirë të rinjtë dhe ata me arsim të ulët./Euronews.al