800 mijë turistë “mësyjnë” Shqipërinë në prill

Pavarësisht luhatjeve të motit, muaji prill ka regjistruar një fluks prej rreth 800 mijë turistësh të huaj  të cilët kanë vizituar Shqipërinë. Ashtu sikurse ishte parashikuar ky vit ka nisur me këmbë të mbarë për turizmin dhe ekonominë e vendit në tërësi.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryeministri Edi Rama shprehet se në 4 muajt e parë të vitit regjistrohen në 2,3 milionë turistë, ose 38% më shumë se një vit më parë.

Kryeministri bën me dije se Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me institucionet publike, me bashkitë dhe sektorin privat po punojnë intensivisht për një sezon turistik veror me prioritet sigurinë, pastërtinë dhe rritjen e standardeve në shërbime.

Reklama e sponzorizuar

Ndërsa viti që lam pas u mbyll me rreth 10 milionë turistë, qeveria parashikon që në 2024 shifra e turistëve që huaj që vizoitojnë Shqipërinë të arrijë në 14 milionë. /Scan tv/