Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka bërë një studim hulumtues rreth eksportit dhe pagesave të parasë së gatshme përmes institucioneve financiare mbrenda ditës, muajve dhe vitit 2023.
Sipas AKB-së, kosovarët dhe bizneset e saj çdo ditë eksportojnë dhe paguajnë rreth 16 milionë € në ditë, ose 480 milionë e 833 mijë euro në muaj për të importuar produkte të gatshme apo lëndë të parë dhe repromaterial për prodhim.
Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se Kosova eksporton para të gatshme rreth 5.77 miliardë Euro për të importuar rreth 90% për konsum të përgjithshëm për tregun e brendshëm dhe të jashtëm.
“Qeverisë i mungon strategjia pêr zhvillim të prodhimit vendor dhe ne jemi konsumatorët më të mëdhenj të produkteve të huaja”, ka theksuar Shahini.