Alarmon Azemi: Deri në 400 mijë punëtorë pritet të largohen nga Kosova deri në fund të vitit

Kryetari i sindikatës së sektorit privat, Jusuf Azemi, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur rreth ikjes së punëtorëve. Ai tregon arsyet e ikjes së punëtorëve dhe sa do të jetë shifra deri në fund të vitit.

Tani e kemi dhe një fenomen shumë të ri, jo vetëm që punëtorët që po ikin po dhe pronarët e kompanive”, u shpreh ai.

Azemi tutje tregon se cila është arsyeja pse punëtorët po ikin jashtë vendit.

Reklama e sponzorizuar

“Krijimi i kushteve dhe gjendja më e mirë sociale për një periudhë shumë të shkurtër, këtu kanë punuar për 20 vite dhe nuk kanë mundur t’i sigurojnë as gjërat elementare të jetesës, ndërsa atje për një kohë shumë të shkurtër po i sigurojnë”, deklaroi ai për GazetaBlic.

Krahas kësaj, ai tregon se sa do të jenë shifrat deri në fund të vitit që priten të largohen punëtorët.

“Përgjatë vitit ne mendojmë që kjo shifër do të kalojë 300 mijë, ndoshta dhe 400 mijë, sipas disa analizave që ne i kemi, do të ishte mirë të mbështeteshim me shifrën 300 mijë deri në 400 mijë sepse, realisht një punëtorë që shkon të punojë një vit në një vend tjetër, këtu do të duhet të punojë 10-15 vite”, shtoi tutje ai.

Azemi thotë se Qeveria aktuale nuk ka bërë asgjë dhe paga minimale nuk është rritur.

“Qeveria deri më tani nuk ka bërë asgjë, është dashur që të ketë një pagë minimale tani 400 euro. Qeveria nuk ka bërë edhe as nuk ka sinjal që do të bëjnë, sepse punëtoret e kanë ndarë mendjen të ikin”, u shpreh ai.

Ai ka dhe një mesazh për Qeverinë e Kosovës.

“Në aspektin ironik “vetëm le të vazhdon kështu se shumë më shpejt do t’i nxjerr  më shpejt punëtorët e sektorit privat po ia mundëson të ikin jashtë vendit, sepse ne më shumë se 2 vjet e gjysmë kemi kërkuar të bisedojmë të bëjmë atë çka mundemi të bëjmë, këta nuk kanë qenë të interesuar të bisedojnë me ne, ne vetëm i themi vazhdo kështu se shumë shpejt Kosovën do ta shohësh me gishta me punëtorë të sektorit privat”, përfundoi Jusuf Azemi.