Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se është hapur dyqani i parë social në kryeqytet.

Rama këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook duke shkruar se qytetarët në nevojë tani e tutje mund të furnizohen në këtë dyqan çdo muaj, falas, me produkte ushqimore e higjienike.

“Hapëm Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet.

Reklama e sponzorizuar

Qytetarët në nevojë tani e tutje mund të furnizohen në këtë dyqan çdo muaj, falas, me produkte ushqimore e higjienike. Me hapjen e këtij dyqani, bashkë me Shoqata Humanitare Bëmirëse Bereqeti, po shprehim vullnetin tonë të vazhdojmë të mbështesim nevojat themelore të qytetarëve tanë”, ka shkruar Rama në Facebook.