Hysen Durmishi mbërrin në Prokurori për intervistim

Mëngjesin e sotëm Hysen Durmishi është paraqitur në Prokurorinë Speciale për intervistim. Intervistimi i tij ka nisur në orën 09:15, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas asaj që ka njoftuar vet Durmishi, ai do të merret në pyetje nga Prokuroria në lidhje me autostradën e Prishtinë – Podujevë.

“Të ftosh zv.ministrin për intervistim duke u bazuar në spekulimet e një operatori ekonomik, edhe pas vendimit të OSHP- së që na jep të drejtë neve si autoritet kontraktues, më duket sinqerisht e pakuptimtë.

Reklama e sponzorizuar

Ankesa e atij operatori ekonomik është shpallur e pabazuar edhe me vendim”, kishte theksuar në njoftimin e tij Durmishi