Ministria e Financave ka publikuar grafikën e borxhit shtetëror, në të cilin thuhet se Qeveria ka arritur të zvogëloj nivelin e tij krahasuar me gjendjen gjatë viteve të kaluara.
“Pas miratimit të Programit të Borxhit Shtetëror për periudhën 2025-2027, kujtojmë lëvizjen e borxhit shtetëror si përqindje e Bruto Prodhimit Vendor (BPV) në vitet e fundit.
2019: 17.63%
2020: 22.4%
2021: 21.53%
2022: 20.04%
2023: 17.52%
Vlen të theksohet se mes sfidave të shkaktuara nga pandemia COVID-19 ku masat për luftimin e saj rezultuan me një rritje në borxhin shtetëror, Qeveria e Kosovës me sukses ka kthyer nivelin e borxhit shtetëror në nivelin para pandemisë duke arritur që madje ta zvogëlojë nivelin e borxhit shtetëror si përqindje të BPV-së edhe në raport me periudhën para pandemisë, siç mund të shihet në grafikun në vijim.”, shkruan në njoftimin zyrtar.